Kek me kungull

Përbërësit:

  • 260 gr miell
  • 220 gr pure kungulli
  • 200 gr sheqer i bardhë
  • 135 gr sheqer kaf
  • 2 vezë
  • 115 ml vaj misri
  • 75 ml qumësht
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 1 lugë çaji arrëmyshk i grirë
  • 1 lugë çaji kripë
  • fara kungulli të qëruara për dekor
Për purenë e kungullit:
  • 2 kunguj të vegjël vjeshte (rreth 400 gr secili)

Përgatitja:

1. Për të përgatitur purenë e kungullit, merrni një tavë, shtrojeni me letër pjekjeje dhe lëreni mënjanë. Ndizni furrën në 1800C.

2. Ndajini kungujt përgjysëm dhe hiqini farat. Vendosini gjysmat e kungujve në tavë  (ana e sheshtë të jetë e mbështetur në tavë).

3. Lërini kungujt të piqen për rreth 50-60 minuta derisa të zbuten. Nxirrini kungujt nga furra dhe gërryejeni tulin e kungujve dhe kalojeni në një enë.

4. Shtypeni me lugë ose kalojeni tulin në blender që të formoni një pure homogjene kungulli.

5. Lëreni purenë e kungullit të ftohet.

6. Për të përgatitur kekun, shtroni  një tavë drejtkëndore buke me letër pjekjeje dhe lëreni mënjanë. Ndizni furrën në 1800C.

7. Në një enë shtoni miellin, sodën, kanellën, arrëmyshkun dhe kripën. Trazojini mirë dhe lëreni mënjanë.

8. Merrni një enë të thellë dhe shtoni vezët, miksojini me tel kuzhine dhe shtoni vajin, qumështin, purenë e kungullit, sheqerin e bardhë, sheqerin kaf. Trazoni mirë derisa t’ju formohet një masë homogjene.

9. Shtoni pak nga pak përmbajtjen e enës së miellit dhe trazoni vazhdimisht derisa t’ju formohet brumi i kekut.

10. Derdheni brumin në tavën e përgatitur dhe spërkateni sipër me farat e kungullit.

11. Lëreni kekun të piqet për rreth 55-65 minuta. Testojeni me një kunj në qendër të kekut në qoftë se është pjekur sic duhet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s