Përbërësit:
- 175 gr tërshërë kokërr plotë
- 300 ml qumësht
- 160 gr banane (e prerë në copa të vogla)
- 2 vezë
- 90 ml mjaltë
- 45 gr gjalp i shkrirë
- 50 gr copa çokollate
- ¾ lugë çaji pluhur pjekjeje
- 1 lugë çaji kanellë
- 1 lugë çaji ekstrakt vanilje

Përgatitja:

1. Rrihni vezët dhe shtoni një nga një të gjithë përbërësit e tjerë në një enë të thellë.
2. Trazojini mirë derisa të formohet një masë homogjene.
3. Ndizni furrën në 180o. Lyeni me gjalp një tavë rezistente ndaj nxehtësisë (me diametër 22 cm) dhe transferojeni masën në tavë.
4. Piqeni për 30-40 minuta dhe lëreni të ftohet. Mund ta shoqëroni me kos ose mjaltë.