Biskota me gjalp kikiriku

Përbërësit:

  • 195 gr miell
  • 100 gr sheqer i bardhë
  • 100 gr sheqer kaf
  • 110 gr gjalp (i butë, temperaturë dhome)
  • 1 vezë (temperaturë dhome)
  • 190 gr gjalp kikiriku kremoz
  • ½ lugë çaji sodë buke
  • ½ lugë çaji pluhur fryrës për ëmbëlsira
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • ¼ lugë çaji kripë

Përgatitja:

1. Ndizni furrën në 180oC. Shtroni dy tava me letër pjekjeje dhe lërini mënjanë.

2. Në një enë shtoni miellin, sodën, pluhurin fryërës dhe kripën. Trazojini dhe lëreni enën mënjanë.

3. Në një enë tjetër shtoni gjalpin, sheqerin kaf dhe sheqerin e bardhë. Miksojini me mikser dore derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. Shtoni gjalpin e kikirikut, ekstraktin e vaniljes dhe vezën. Miksoni sërish derisa brumi të homogjenizohet.

4. Shtoni përmbajtjen e enës së miellit dhe trazoni me spatul derisa t’ju formohet një brumë biskotash.

5. Ndajeni brumin në topa të vegjël rreth 33 gr secili (do ju formohen rreth 22 biskota). Vendosini topthat në të dy tavat duke lënë hapësirë mes tyre.

6. Me një pirun shtypini pak biskotat në formë kryqi. Piqini biskotat për rreth 10-11 minuta. Kur të dalin nga furra do jenë shumë të buta, duhet t’i lini të ftohen plotësisht para se t’i hiqni nga tava dhe t’i konsumoni.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s