Mozzarella Sticks

Përbërësit:

  • 550 gr mozzarella
  • 100 gr miell
  • 200 gr galetë
  • 3 vezë
  • 1 lugë gjelle qumësht
  • 1/8 lugë çaji kripë
  • 1/8 lugë çaji piper
  • ¼ lugë çaji rigon
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

1. Ndani mozzarellën me thikë në shufra të barabarta.

2. Merrni tri enë mesatare. Në njërën enë shtoni galetën,kripën,piperin dhe rigonin dhe trazojini me lugë që të kombinohen.Në enën tjetër shtoni vezët dhe qumështin dhe rrihini me pirun derisa veza të homogjenizohet. Në enën e mbetur shtoni miellin.

3. Kalojini shufrat e mozzarellës në miell, më pas në vezë dhe në fund në galetë, në këtë renditje. Kalojini për herë të dytë në vezë dhe më pas në galetë. Kalimi për herë të dytë është i nevojshëm që mozzarella të mos rrjedhë jashtë gjatë skuqjes.

4. Lërini kroketat e përgatitura në ngirje për rreth dy orë.

5. Vini një tenxhere të thellë ne zjarr dhe shtoni vaj për skuqje. Kur vaji të jetë nxehur, shtoni kroketat dhe skuqini për 2 minuta nga secila anë.

6. Shërbejini të nxehta.

.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s