Përbërësit:
- 300 gr miell
- 200 gr sheqer kaf
- 140 gr sheqer i bardhë
- 4 vezë
- 300 gr karrota të grira
- 180 ml vaj misri
- 180 gr kos grek
- 70 gr arra të copëtuara
- 60 gr rrush i thatë
- 2 lugë çaji sodë buke
- 2 lugë çaji pluhur pjekjeje
- 2 lugë çaji ekstrakt vanilje
- 1 lugë çaji kanellë
- ¼ lugë çaji xhinxher pluhur
- ½ lugë çaji kripë
Për kremin:
- 660 gr mascarpone
- 165 gr gjalp
- 300 gr sheqer pluhur
- 2 lugë çaji ekstrakt vanilje

Përgatitja:

1. Ndizni furrën në 180o. Në një enë të thellë shtoni vezët dhe trazojini me tel kuzhine. Shtoni sheqerin kaf, sheqerin e bardhë, vajin, kosin grek dhe ekstraktin e vaniljes. Trazojini mirë derisa të formohet një masë e njëtrajtshme.
2. Në një enë tjetër sitni miellin, sodën, pluhurin e pjekjes, kanellën, xhinxherin, kripën dhe trazojini lehtë me lugë druri. Shtoni masën e enës tjetër dhe trazoni derisa të kombinohen siç duhet të gjithë përbërësit.
3. Arrat e copëtuara dhe rrushin e thatë trazojini me një lugë gjelle miell (që të mos fundosen në kek) dhe shtojini në enë. Shtoni dhe karrotat e grira dhe trazoni sërish.
* Për më shumë shije, mund t’i piqni në furrë arrat për disa minuta në 150oC dhe t’i lini të ftohen para se t’i shtoni në brum.
4. Brumin e formuar ndajeni në mënyrë të barabartë në tre tava keku me diametër 20cm të shtruara me letër pjekjeje. Piqini për rreth 25 minuta ne 180oC.
*Mund ta ndani brumin në dy tava me diametër 23cm ose në një tavë drejtkëndore me përmasa 23×33 cm.
5. Lërini të ftohen shtresat e tortës dhe ndërkohë përgatisni kremin.
6. Në një enë të thellë shtoni gjalpin dhe mascarpone-n. Gjalpi duhet të jetë në temperaturë dhome, jo i ftohtë. Kombinojini me mikser për rreth dy minuta derisa t’ju formohet një masë kremoze. Shtoni vaniljen dhe sheqerin pluhur të situr. Miksoni sërish derisa t’ju formohet një krem i lëmuar për rreth 1 minutë.
*Kremi i përftuar duhet të jetë i trashë dhe i qëndrueshëm, në të kundërt duhet të shtoni sasinë e sheqerit. Në qoftë se është tepër i trashë shtoni pak qumësht.
7. Lyejini shtresën e parë të tortës me krem dhe vendosni tjetrën sipër. Të njëjtin proces përsëriteni me shtresën tjetër. Mbuloni anët e tortës me krem duke përdorur një spatul. Dekorojeni tortën me arra të copëtuara sipas dëshirës. Lëreni të ftohet në frigorifer për të paktën 1 orë para se ta konsumoni.