Kek me çokollatë (Gâteau au chocolat)

Përbërësit:

  • 120 gr miell
  • 175 gr sheqer
  • 5 vezë mesatare
  • 200 gr çokollatë fondente (50-60 % kakao)
  • 145 gr gjalp
  • 12 gr pluhur pjekjeje për ëmbëlsira
  • 1 majë gishtash kripë

Përgatitja:

1. Copëtoni imët çokollatën duke përdorur një thikë të mprehtë. Kalojeni në një enë rezistente ndaj nxehtësisë. Shtoni dhe gjalpin e prerë në copa.

2. Shkrini gjalpin dhe çokollatën në bain marie (vendoseni enën rezistente ndaj nxehtësisë mbi një tenxhere të mbushur përgjysëm me ujë që është në prag zierjeje).

3. Lëreni të ftohet çokollatën e shkrirë. Kur të jetë ftohur plotësisht, shtoni vezët (vezët duhet të jenë temperaturë ambienti). Trazoni derisa masa të njëtrajtësohet.

4. Shtoni sheqerin dhe trazoni sërish.

5. Në një enë tjetër sitni miellin, pluhurin e pjekjes dhe kripën. Shtojini në masën e përgatitur dhe trazoni sërish derisa brumi të homogjenizohet.

6. Derdheni brumin e kekut në një tavë keku me diameter 26cm të shtruar më parë me letër pjekjeje ose të lyer me gjalp.

7. Piqeni kekun për rreth 25-30 minuta në 180oC.

8. Lëreni të ftohet dhe dekorojeni sipas dëshirës me krem, fruta ose thjesht sheqer pluhur.

.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s