Minikekë me boronica

Përbërësit:

  • 210 gr miell
  • 150 gr sheqer
  • 120 ml qumësht
  • 80 ml vaj misri
  • 1 vezë
  • 200 gr boronica
  • 2 lugë çaji pluhur fryrës për ëmbëlsira
  • Lëkura e grirë e një limoni
  • ½ lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 1 lugë çaji uthull e bardhë

Përgatitja:

1. Në një enë mesatare shtoni qumështin dhe uthullën dhe lëreni mënjanë për disa minuta.

2. Merrni një enë të thellë dhe shtoni miellin, sheqerin, pluhurin fryrës dhe kripën. Trazojini mirë me lugë druri. Shtoni boronicat dhe trazoni sërish.

3. Shtoni qumështin, vajin, vaniljen, lëkurën e limonit. Në një enë të vogël rrihni vezën me pirun dhe shtojeni vezën e rrahur në enë.

4. Trazoni përbërësit derisa të kombinohen plotësisht. Mos trazoni më shumë se ç’është e nevojshme.

5. Lëreni brumin mënjanë për 10 minuta. Ndërkohe ndizni furrën në 220oC dhe bëni gati një tavë 12 vendëshe për minikekë duke vendosur letrën për minikekë në çdo gropë ose duke i lyer gropat me gjalp.

6. Shtoni brumin me lugë në çdo gropë të tavës. Piqini për 20 minuta, në 220oC në 10 minutat e para dhe më pas uleni temperaturën në 180oC për 10 minutat e mbetura.

.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s