Përbërësit:
- 230 gr miell
- 200 gr sheqer
- 3 vezë të mëdha
- 100 gr gjalp (i zbutur, gati i shkrirë)
- 50 ml qumësht
- 120 ml salcë kosi
- 30 ml lëng limoni
- Lëkura e grirë e 2 limonave
- 1 + ½ lugë gjelle fara lulëkuqeje
- 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
- 2 lugë çaji pluhur pjekjeje
- ¼ lugë çaji sodë buke
- ¼ lugë çaji kripë
Për glazurën:
- 100 gr sheqer pluhur
- 3-4 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

1. Ngrohni furrën në 180oC dhe shtroni me letër pjekjeje një tavë katrore 20×20 cm.
2. Në një enë të thellë sitni miellin, sodën, pluhurin e pjekjes, kripën, sheqerin. Trazojini mirë dhe lëreni enën mënjanë.
3. Merrni një enë tjetër dhe shtoni salcën e kosit, gjalpin e zbutur, lëngun e limonit, lëkurën e limonit, vaniljen, qumështin dhe në fund vezët. Trazojini mirë me tel kuzhine derisa të formohet një masë e njëtrajtshme.
4. Shtoni masën e përgatitur në enën e miellit dhe kombinojini mirë derisa t’ju formohet një brum homogjen.
5. Derdheni brumin në tavë dhe piqeni për rreth 40-45 minuta derisa kunji të dalë i pastër nga qendra e kekut.
6. Ndërkohë që keku piqet përgatisni glazurën. Shtoni në një enë mesatare sheqerin pluhur dhe shtoni nga pak lëng limoni ndërkohë që trazoni me spatul derisa të arrini në trashësinë e dëshiruar.
7. Lëreni kekun të ftohet dhe derdhini sipër glazurën e përgatitur.