Kek me banane (Banana bread)

Përbërësit:

  • 230 gr miell
  • 100 gr sheqer kaf
  • 50 gr sheqer i bardhë
  • 2 vezë të mëdha
  • 3 banane shumë të pjekura (mesatare)
  • 75 gr gjalp
  • 38 ml vaj
  • 60 gr arra të copëtuara
  • 70 gr rrush i thatë
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • ½ lugë çaji kanellë
  • ½ lugë çaji kripë
  • 1 banane (për dekor)

Përgatitja:

1. Ndizni furrën në 180oC. Në një enë të thellë sitni miellin dhe shtoni kripën, kanellën dhe sodën. Miksojini me lugë dhe lëreni enën mënjanë.

2. Në një enë tjetër shtoni gjalpin (i zbutur, temperaturë dhome), sheqerin kaf dhe sheqerin kaf dhe miksojini me mikser dore derisa t’ju formohet një masë homogjene. Shtoni vaniljen dhe vezët dhe vazhdoni të miksoni derisa masa të njëtrajtësohet.

3. Në një enë mesatare shtypni bananet me pirun derisa të bëhen si pure dhe shtojini në enën ku po miksonit. Miksojeni dhe purenë me mikser dore, shtoni masën e enës ku keni miellin dhe miksoni sërish.

4. Shtoni arrat e copëtuara  dhe rrushin e thatë dhe përziejeni brumin e kekut me spatul.

5. Merrni një tavë drejtkëndore keku dhe shtrojeni me letër pjekjeje ose lyejeni me gjalp. Derdhni në të brumin dhe nivelojeni me spatul.

6. Merrni një banane dhe ndajeni përgjysëm në dy feta dhe vendosini mbi brum për dekor. Spërkatini me pak sheqer kaf sipas dëshirës.

7. Piqeni kekun për rreth 1 orë dhe testojeni me një kunj në qoftë se është pjekur sic duhet. Lëreni të ftohet tërësisht para se ta konsumoni.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s