Petulla të mbushura me krem vanilje

Përbërësit:

  • 300 gr miell
  • 140 ml qumësht
  • 30 gr sheqer
  • 1 vezë + 1 i kuq veze
  • 20 gr gjalp
  • 6 gr maja buke
  • ½ lugë çaji kripë
  • Lëkura e grirë e një portokalli
  • Vaj për skuqje
  • Sheqer + 1 lugë gjelle kanellë (për të mbuluar petullat)
Për kremin e vaniljes:
  • 5 të kuq veze
  • 100 gr sheqer
  • 500 ml qumësht
  • 25 gr niseshte
  • 20 gr miell
  • 1 shkop vanilje (ose 2 lugë çaji ekstrakt i lëngët vanilje)

Përgatitja:

1. Në një enë të thellë shtoni qumështin e vakët, majanë dhe sheqerin. Trazojini lehtë dhe lëreni mënjanë në një ambient të ngrohtë për disa minuta derisa majaja të ketë formuar flluska në sipërfaqe.

2. Shtoni në enë kripën, vezën, të kuqin e vezës, lëkurën e portokallit, gjalpin dhe miellin. Trazojini mirë derisa t’ju formohet brumi. Ngjesheni brumin në një sipërfaqe të spërkatur me pak miell për disa minuta. Brumi duhet të jetë pak ngjitës, në qoftë se është shumë ngjitës shtoni nga pak miell ndërkohë që e punoni me duar.

3. Jepini brumit formë topi dhe kalojeni në një enë të lyer me pak vaj. Mbulojeni mirë me letër plastike dhe lëreni të vijë në një ambient të ngrohtë për rreth 1-1.5 orë derisa të jetë dyfishuar në madhësi.

4. Ndërkohë që brumi pushon, përgatisni kremin e vaniljes. Në një enë të thellë shtoni të kuqtë e vezëve dhe sheqerin dhe rrihini me tel kuzhine derisa masa të marri ngjyrë të çelët. Shtoni niseshten dhe miellin, trazojini mirë dhe lëreni enën mënjanë.

5. Vini në zjarr qumështin dhe vaniljen dhe lërini deri në prag zierjeje. Kullojeni qumështin e nxehtë në enën me masën e vezëve dhe trazoni mirë me tel.

6. Kalojeni gjithë masën sërish ne tenxhere dhe në zjarr të ulët trazojeni vazhdimisht derisa masa të trashet dhe të lëmohet, duke u bërë kremoze si puding.

7. Derdheni në një enë kremin dhe mbulojeni me letër plastike sipërfaqen e kremit. Kur të jetë ftohur mjaftueshëm, lërini në frigorifer derisa të përfundoni përgatitjen e petullave.

8. Merrni brumin e ardhur të petullave dhe ndajeni në 12 pjesë të barabarta (rreth 46 gr secila). Jepini çdo pjese formë topi dhe vërini në një tavë të shtruar me letër kuzhine, duke lënë distancë nga çdo top. Mbulojeni me pecetë kuzhine tavën dhe lërini të vijnë për rreth 30 minuta.

9. Në një enë mesatare shtoni sheqer dhe kanellë dhe trazojini mirë, që ta keni gati për të veshur petullat.

10. Vendosni një tenxhere të thellë në zjarr dhe mbusheni përgjysëm me vaj skuqjeje. Kur vaji të jetë i nxehtë, skuqni petullat derisa të marrin ngjyrë të kafenjtë. Kullojini në letra thithëse dhe sa janë ende të nxehta rrotullojini në enën me sheqer dhe kanellë.

11. Kur të keni përfunduar skuqjen e petullave, kalojeni kremin e vaniljes në një qese kremi. Shponi një vrimë në anë të çdo petulle dhe aty mbushini me kremin e përgatitur.

12. Petullat mund t’i mbushni dhe me reçel ose nutella sipas dëshirës.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s