Përbërësit:
- 4 patate të ëmbla mesatare
- 350 gr qiqra të ziera
- 2 lugë gjelle vaj ulliri i virgjër
- kripë
- Për kremin e qiqrave (hummus):
- 250 gr qiqra të ziera
- 130 gr krem susami (tahini)
- 60 ml lëng limoni
- 1 thelbi hudhër
- 1 lugë gjelle vaj ulliri i virgjër
- 2-3 lugë ujë i ftohtë
- ½ lugë çaji kripë

Përgatitja:

1. Për të përgatitur kremin e qiqrave, vini për të zierë rreth 20 minuta qiqrat e ziera, pasi duhet të jenë të mbiziera dhe të buta.
2. Në një blender shtoni lëngun e limonit, kripën dhe thelpinë e hudhrës pasi ta keni grirë imët. Miksojini në blender për 1 minutë dhe lëreni të pushojë disa minuta që hudhra të lëshojë aromën e saj.
3. Shtoni kremin e susamit dhe miksoni në blender derisa të formohet një masë kremoze e lëmuar me ngjyrë të çelët. Shtoni një lugë ujë të ftohtë dhe miksoni sërish.
4. Shtoni qiqrat dhe vajin e ullirit në blender dhe miksoni disa minuta derisa masa të jetë bërë totalisht kremoze, shtoni1-2 lugë ujë nqs kremi është shumë i trashë.
5. Lërëni mënjanë kremin e qiqrave dhe merrni patatet e ëmbla. Pasi i keni larë dhe fshirë mirë, shpojini me pirun dhe vendosini në një tavë të shtruar me letër pjekjeje. Piqini për rreth një orë në 220oC dhe testojini me pirun në qoftë se janë pjekur plotësisht.
6. Lërini patatet e pjekura të ftohen pak dhe merrni një tavë tjetër të shtruar me letër pjekjeje. Shtroni qiqrat e ziera (thajini me letër kuzhine paraprakisht, nuk duhet të jenë të lagura) në tavë, spërkatini me vajin e ullirit dhe kripën, trazojini dhe piqini në furrë për 15-20 minuta.
7. Ndajini përgjysëm patatet dhe mbushini me kremin e qiqrave dhe qiqrat e pjekura. Spërkatini sipas dëshirës me erëzat e preferuara ose shoqërojini me avokado.