Granola Bars

Përbërësit:

  • 180 gr tërshërë kokërrplotë
  • 40 gr quinoa në formë drithi (ose tërshërë)
  • 180 gr mjaltë
  • 50 gr gjalp (ose vaj kokosi bio)
  • 70 gr bajame
  • 90 gr rrush i thatë
  • 60 gr boronicë e kuqe e thatë
  • 20 gr fara luledielli të qëruara

Përgatitja:

1. Në një tavë të shtruar me letër pjekje shtroni tërshërën, quinoan, bajamet e prera në copa dhe farat e lulediellit. Përziejni me spatul dhe përhapini në një shtresë uniforme në tavë.

2. Vendoseni tavën në furrë për 10 minuta në 180oC.

3. Në një tenxhere të vogël shtoni mjaltin dhe gjalpin e prerë në copa dhe trazojini në zjarr mesatar derisa gjalpi të shkrijë plotësisht.

4. Merrni një enë të thellë dhe aty shtoni rrushin e thatë, boronicat, përmbajtjen e tavës që keni nxjerrë nga furra dhe derdhni mbi to shurupin e mjaltit sa është ende i ngrohtë. Trazojini mirë me spatul derisa masa të kombinohet mirë.

5. Merrni një tavë katrore 20×20 cm dhe shtrojeni me letër pjekjeje. Në të shtoni masën e përgatitur dhe shtypeni mirë me fundin e një gote ose me dicka tjetër me sipërfaqe të sheshtë. Duhet ta presoni sa më mirë në tavë që të jetë sheshuar plotësisht nqs doni që të mos ju thërrmohet masa kur të tentoni ta prisni me thikë.

6. Vendoseni tavën në furrë për rreth 12-15 minuta në temperaturë 180oC. Nxirreni nga furra, lëreni të ftohet dhe pasi të jetë ftohur lëreni në frigorifer për disa orë.

7. Nxirreni nga frigoriferi dhe prisni në madhësinë e dëshiruar granola bars me një thikë shumë të mprehtë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s