Kroketa Patatesh

Përbërësit:

  • 750 gr patate të ziera
  • 20 gr parmigiano
  • 1 vezë
  • 1 lugë gjelle nenexhik
  • 1 lugë çaji kripë
  • 50 gr miell
  • 2 vezë të rrahura
  • 100 gr galetë
  • Vaj për skuqjen

Përgatitja:

1. Zieni patatet, qërojini dhe shtypini me pirun. Kalojini në një enë të thellë. Rrihni vezën lehtë me pirun dhe shtojeni tek patatet e shtypura. Shtoni parmigiano-n, nenexhikun dhe kripën. Trazoni mirë me lugë druri derisa masa të lidhet dhe të bëhet e ngjeshur dhe e njëtrajtshme.

2. Vendosni në zjarr një tenxhere mesatare të mbushur 1/3 me vaj për skuqje. Ndërkohë që vaji nxehet, përgatisni tre enë ku keni përkatësisht miellin, dy vezët e rrahura dhe galetën në secilën prej tyre.

3. Ndajeni brumin e kroketave në toptha të vegjël duke e punuar me dorë dhe secilin nga topthat mbulojeni me miell, kalojeni në vezë dhe në një shtresë galete. Vëreni të skuqet në vajin e nxehur derisa të ketë marrë ngjyrë të kuqerremtë nga të gjitha anët.

4. Përsëriteni këtë proces me cdo topth brumi dhe në fund vërini kroketat e skuqura në një letër thithëse që të largojë vajin e tepërt.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s