Kompekaj

Përbërësit:

  • 10 vezë të freskëta (temperaturë ambienti)
  • 185 gr sheqer
  • 200 gr miell
  • 150 gr arra të grira
  • 30 gr kakao
  • 50 gr gjalp i shkrirë
  • 2 petë sfoliat
  • 50 gr reçel qershije (sipas dëshirës)
  • 1 majë gishtash sodë buke
  • ½ lugë çaji lëng limoni
  • 1 majë gishtash kripë
  • 1 e verdhë veze
Për shërbetin:
  • 1 litër ujë
  • 800 gr sheqer
  • 1 fetë limon
  • 1 shkop kanellë

Përgatitja:

1. Ndani veç të bardhat e vezëve nga të verdhat duke i vendosur në dy enë të thella. Merrni enën ku keni të verdhat e vezëve dhe rrihini me mikser dore derisa të verdhat të marrin ngjyrë të çelët.

2. Shtoni pak nga pak sheqerin dhe vazhdoni të miksoni. Në fund duhet të keni një masë kremoze dhe sheqeri të jetë homogjenizuar plotësisht.

3. Merrni një enë të thellë dhe aty shtoni miellin pasi ta keni situr, kakaon, sodën dhe arrat e grira. Trazojini mirë me lugë druri dhe shtojeni përmbajtjen e kësaj ene tek të verdhat e rrahura të vezëve.

4. Trazoni mirë me lugë druri derisa t’ju formohet një masë e trashë e kombinuar mirë dhe lëreni mënjanë.

5. Merrni enën me të verdhat e vezëve dhe shtoni kripën dhe lëngun e limonit dhe me mikser dore rrihini derisa t’ju formohet një marengë e fryrë dhe e qëndrueshme.

6. Shtojini të bardhat e rrahura në enën ku keni përbërësit e tjerë të kombinuar dhe me një lugë druri paloseni me kujdes masën e brumit mbi marengën me lëvizje njëdrejtimore nga poshtë lart duke treguar shumë kujdes të mos i ulni volumin marengës. Vazhdoni derisa marenga dhe brumi të bashkohen në një masë të vetme të fryrë.

7. Ndizni furrën ne 170oC. Me një furçë lyeni me gjalpin e shkrirë një tavë drejtkëndore. Merrni petën sfoliat dhe sheshojeni pak me pec. Shtrojeni në tavë petën në mënyrë që të mbulojë dhe këndet e tavës.

8. Përhapni me lugë reçelin mbi petën sfoliat dhe mbi reçel derdhni masën e brumit.

9. Merrni petën tjetër sfoliat, hollojeni pak me pec dhe shtrojeni me shumë kujdes mbi tavë. Kini kujdes të mos ju fundoset peta mbi brumë, pasi kjo do të pengojë që ëmbëlsira të fryhet.

10. Pritini me thikë cepat e dalë të petës. Rrihni të verdhën e vezës dhe lyejeni sipërfaqen e petës me të me një furçë.

11. Piqeni për rreth 35-40 minuta derisa kunji të dalë i pastër nga qendra e kekut.

12. Prisni që kompekaji të ftohet dhe përgatisni shërbetin që duhet të hidhet i nxehtë në kekun e ftohur.

13. Në një tenxhere shtoni përbërësit për shërbetin, trazoni herë pas here dhe lëreni të valojë për rreth gjysëm orë . Derdheni gjysmën e  shërbetit të nxehtë mbi ëmbëlsirë duke filluar nga cepat dhe duke u drejtuar drejt qendrës.

14. Lëreni ta thithë shërbetin dhe pastaj derdhni gjysmën e mbetur të shërbetit. Lëreni për disa orë para se ta konsumoni.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s