Biskota Tradicionale Linzer

Përbërësit:

  • 400 gr miell
  • 100 gr miell bajamesh
  • 230 gr gjalp (i zbutur, temperaturë dhome)
  • 145 gr sheqer
  • 2 vezë
  • 5 gr pluhur pjekjeje
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • ¾ lugë çaji kanellë
  • ½ lugë çaji kripë
  • 350 gr reçel qershije (ose tjetër lloj reçeli, sipas dëshirës)
  • Sheqer pluhur

Përgatitja:

1. Ne një enë të thellë shtoni miellin, miellin e bajameve, pluhurin e pjekjes, kanellën dhe kripën. Kombinojini me lugë druri dhe lëreni enën mënjanë.

2. Merrni një enë tjetër të thellë dhe shtoni gjalpin e prerë në kubikë dhe sheqerin. Rrihini me mikser dore në shpejtësi mesatare derisa të përftoni një masë kremoze. Shtoni vezët njëra pas tjetrës ndërsa vazhdoni të miksoni.

3. Shtoni ekstraktin e vaniljes dhe vazhdoni të miksoni.

4. Shtoni në enë përmbajtjen e enës tjetër ku kemi miellin dhe trazojeni gjithë masën me lugë druri.

5. Jepini brumit të përftuar formë topi, ndajeni me thikë në dy pjesë të barabarta dhe formoni dy disqe sa pëllëmba e dorës.

6. Mbështillini me letër plastike kuzhine dhe lërini të ftohen në frigorifer për minimumi 2 orë.

7. Ndizni furrën në 180oC dhe shtroni dy tava me letër pjekjeje. Merrni brumin nga frigoriferi dhe me njërën gjysëm hapni një petë në një sipërfaqe të spërkatur mirë me miell. Prisni brumin me formë rrethore biskote me diametër 5 cm dhe shtrojini biskotat në tavë.

8. Piqini biskotat për 10 minuta (jo më tepër) dhe lërini të ftohen në tavë për dy minuta. Më pas shtrojini përmbys të ftohen plotësisht.

9. Merrni gjysmën tjetër të brumit dhe hapni sërish një petë. Merrni një formë më të vogël biskote dhe me dy format përkatëse formoni biskota në formë disku me boshllëk në mes. Shtrojini në tavë dhe piqini për 10 minuta.

10. Pasi të jenë ftohur si biskotat e tjera, spërkatini disqet bollshëm me sheqer pluhur. Biskotat e përmbysura lyejini me reçel dhe vendosjuni sipër duke shtypur lehtë një disk të spërkatur me sheqer pluhur.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s