Biskota me arra & sheqer pluhur

Përbërësit:

  • 300 gr miell
  • 70 gr sheqer
  • 240 gr arra të thërrmuara
  • 240 gr gjalp (i zbutur, temperaturë dhome)
  • 2 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • ¼ lugë çaji kripë
  • 150 gr sheqer pluhur (për pluhurosjen e biskotave)

Përgatitja:

1. Në një enë të thellë shtoni gjalpin, sheqerin, ekstraktin e vaniljes dhe kriën. Miksojini mirë me spatul ose me mikser dore derisa t’ju formohet një masë kremoze.

2. Shtoni pak nga pak miellin dhe vazhdoni të trazoni me një spatul. Shtoni arrat e thërrmuara dhe miksojeni masën edhe një herë.

3. Mbulojeni brumin me letër plastike kuzhiine dhe lëreni të ftohet në frigorifer për rreth 1 orë.

4. Shtroni një tavë me letër pjekjeje dhe lëreni mënjanë. Ndizni furrën në 180oC.

5. Merrni brumin e ftohur nga frigoriferi dhe ndajeni në toptha rreth 30 gr secili (formohen rreth 30 biskota).

6. Vendosini topthat në tavën e shtruar pa i shtypur me dorë. Piqini për çerek ore, jo më tepër. Biskotat duhet të jenë me ngjyrë të çelët dhe pjesa e tyre e poshtme të ketë marrë pak ngjyrë të kafenjtë.

7. Pas pjekjes, lërini të ftohen në tavë për 5 minuta. Sa janë ende të ngrohta, merrni enën ku keni sheqerin pluhur dhe zhyteni çdo biskotë që të mbulohet tërësisht me sheqer. Lërini të ftohen sërish në tavë dhe kur të jenë ftohur plotësisht, zhytini dhe një herë në sheqer pluhur.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s