Buke yll me reçel luleshtrydhe

Përbërësit:

  • 300 gr miell
  • 1 vezë
  • 180 ml qumësht
  • 60 gr gjalp
  • 40 gr sheqer
  • 7 gr maja buke
  • 4-5 lugë reçel
  • 1 i kuq veze
  • Sheqer pluhur

Përgatitja:

1. Shtoni majanë dhe sheqerin në një enë. Shtoni qumështin e vakët dhe trazojini pak. Mbulojeni enën me pecetë kuzhine dhe lëreni majanë të aktivizohet për rreth 10 minuta.

2. Shtoni në një enë të thellë miellin, vezën, gjalpin e zbutur në temperaturë dhome dhe kripën. Shtoni përmbajtjen e enës me majanë e aktivizuar dhe miksojini të gjithë përbërësit për disa minuta.

3. Kalojeni brumin e formuar në një sipërfaqe të spërkatur me miell dhe ngjesheni për disa minuta. Jepini brumit formë topi, kalojeni në një enë të lyer me pak vaj dhe mbulojeni mirë. Lëreni brumin të vijë për të paktën një orë në ambient të ngrohtë.

4. Ndajeni brumin e ardhur në katër pjesë të barabarta. Hapni katër petë rrethore me diametër 25 cm. Në një tavë të shtruar me letër pjekje shtroni petën e parë, lyejeni me reçel, shtroni mbi të petën e dytë, lyejeni me reçel, të njëjtën gjë me petën e tretë dhe mbulojeni me petën e katërt e cila nuk do lyhet me reçel.

5. Rregulloni formën rrethore të petëve duke prerë cepat me thikë. Vendosni një gotë në qendër të petës dhe shtypeni pak për të shenjuar qendrën. Beni 16 ndarje të barabarta në petë me një thikë të mprehtë sic tregohet në foto dhe përndrydhini çdo dy ndarje në drejtime të kundërta duke i puthitur dyshet në cepa.

6. Lëreni të pushojë për rreth 30 minuta.Lyejeni me të kuq veze me furçë. Piqeni në furrë të parangrohur për rreth 20-30 minuta në 180oC.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s