Përbërësit:
- 125gr miell
- 160 gr sheqer kaf i çelët
- 55 gr kos grek
- 2 vezë
- 50 gr kakao pa sheqer
- 70 gr copëza çokollate
- 220 gr kunguj zucchini të grirë (rreth 2 kunguj të vegjël)
- 60 ml vaj misri
- 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
- ½ lugë çaji sodë buke
- ½ lugë çaji pluhur pjekjeje për ëmbëlsira
- ½ lugë çaji kripë

Përgatitja:

1. Grini kungujt me rende dhe lërini mënjanë duke i mbulur me një pecetë kuzhine që të thithë lagështinë e tepërt.
2. Ndizni furrën në 180oC. Shtroni një tavë drejtkëndore buke me letër pjekjeje dhe lëreni mënjanë.
3. Në një enë të thellë shtoni miellin, kakaon, sodën dhe pluhurin e pjekjes dhe trazojini mirë.
4. Në një enë tjetër shtoni vezët, sheqerin, kosin, vajin dhe vaniljen dhe trazojini mirë derisa të përftohet një masë homogjene.
5. Shtojeni masën e përftuar në enën tjetër ku kemi miellin dhe trazojini lehtë. Shtoni zucchini-t dhe përziejeni me një lugë druri derisa brumi të lidhet.
6. Shtoni gjysmën e copëzave të cokollatës dhe trazojini edhe një herë. Kalojeni brumin në tavë dhe sipër spërkasni copëzat e mbetura të çokollatës.
7. Piqeni për rreth 50-55 minuta. Lëreni të ftohet tërësisht para se ta servirni.