Bukë të vogla me pure kungulli

Përbërësit:

Për purenë e kungullit:
  • Një kungull i ëmbël mesatar (rreth 1 kg)
Për mbushjen:
  • 200 gr pure kungulli
  • 30 gr sheqer
  • 20 gr gjalp
Për brumin:
  • 225 gr miell buke
  • 28 gr sheqer
  • 100 gr pure kungulli
  • 70 ml qumësht
  • 20 gr gjalp
  • 1 lugë çaji maja buke (3 gr)
  • ½ lugë çaji kripë
  • Fije peri për gatim

Përgatitja:

1. Lani, qëroni dhe pastroni kungullin nga farat. Prisni kungullin e pastruar në kubikë  dhe shtroni një tavë me letër alumini. Shtoni kungullin në tavë dhe mbulojeni plotësisht tavën sipër me letër alumini.

2. Piqeni në 2300C për 30-35 minuta derisa kungulli të jetë zbutur mjaftueshëm sa të shtypet me pirun.

3. Lëreni të ftohet dhe më pas frulojeni ose shtypeni me pirun derisa të formohet një pure homogjene.

4. Ndani 200 gr nga pureja për mbushjen. Shtoni sheqerin dhe gjalpin dhe përziejini derisa të njëtrajtësohet masa. Lëreni mbushjen mënjanë.

5. Në një enë të thellë shtoni miellin duke e kaluar në sitë. Shtoni 100 gr pure kungulli, sheqerin, kripën, qumështin, majanë dhe trazojini derisa t’ju formohet brumi.

6. Ngjesheni brumin e formuar për rreth 10-15 minuta derisa të bëhet i lëmuar dhe elastik.

7. Shtoni gjalpin në brum dhe vazhdoni ta ngjeshni sërish për 10 minuta.

8. Në një enë të lyer me pak vaj vendosni brumin dhe lëreni të vijë për 60-90 minuta derisa të jetë dyfishuar.

9. Ndajeni brumin e ardhur në tetë kuleçë të barabartë. Lërini kuleçët të pushojnë për rreth 30 minuta.

10. Merrni njërin nga kuleçët dhe në një sipërfaqe të spërkatur me miell hapni me pec një petë të trashë pak më të vogël se pëllëmba e dorës. Shtoni në qendër te petës një lugë mbushje (pa e tepruar se mund t’ju derdhet gjatë pjekjes).

11. Mblidhini buzët e petës drejt qendrës mbi mbushjen duke i shtypur me gishta derisa të jetë formuar një top i mbyllur mirë.

12. Prisni rreth 1 metër nga peri për gatim dhe lidhni topin duke formuar tetë ndarje. Duhet ta lidhni lirshëm pas brumi do të fryhet gjatë pjekjes. Të njëjtin proces përsëriteni me gjithë kuleçët e mbetur.

13. Ndizni furrën në 180oC. Lyejini bukët me furçë me pak qumësht dhe mund t’I vendosni në qendër një farë kungulli të qëruar për dekor.

14.Uleni temperaturën në 170oC dhe piqini për rreth 20-30 minuta.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s