Kek kafeje

Përbërësit:

Për streusel-in (shtresën e sipërme):
  • 100 gr sheqer kaf i papërpunuar
  • 40 gr gjalp i shkrirë
  • 30 gr miell
  • 100 gr arra të copëtuara
  • 1 lugë çaji kanellë
Për mbushjen:
  • 100 gr sheqer kaf
  • 1 lugë buke kanellë
  • 1 lugë çaji kakao
Për kekun:
  • 310 gr miell    
  • 3 vezë (mesatare)
  • 150 gr gjalp i shkrirë
  • 100 gr sheqer i bardhe
  • 100 gr sheqer kaf
  • 400 ml salcë kosi
  • 3 lugë çaji pluhur fryrës për ëmbëlsira
  • ½ lugë çaji sodë buke
  • 2 lugë  çaji ekstrakt vanilje
  • 1 lugë çaji kripë

Përgatitja:

1. Ndizni furrën në 180o. Në një enë shtoni miellin, pluhurin pjekës ,kripën dhe sodën dhe trazojini pak.

2.Në një enë tjetër rrihni vezët dhe shtoni gjalpin e shkrirë, salcën e kosit, sheqerin kaf, sheqerin e bardhë dhe vaniljen.

3. Trazojini mirë dhe derdheni masën e formuar në enën e miellit. Vazhdoni t’i trazoni derisa të formohet një masë e njëtrajtshme.

4. Lëreni brumin e formuar mënjanë dhe në një enë tjetër përgatisni mbushjen. Shtoni sheqerin kaf, kakaon dhe kanellën dhe përziejini lehtë. Lëreni mënjanë mbushjen.

5. Për përgatitjen e shtresës së sipërme kombinoni sheqerin kaf, miellin, kanellën, gjalpin dhe arrat.

6. Shtroni me letër pjekjeje një tavë keku me diametër 26 cm. Shtoni gjysmën e brumit të kekut dhe sheshojeni me spatul.

7. Spërkasni mbushjen mbi sipërfaqe dhe derdhni në qëndër gjysmën e mbetur të brumit. Meqënëse brumi është më i trashë se i një keku të zakonshëm, përdorni një spatul për ta shtruar nga qendra drejt anëve me kujdes.

8. Spërkatni me duar streusel-in mbi kek dhe lëvizeni pak me një kunj që të depërtojë më mirë në kek.

9. Piqeni për 45-50 minuta. Ngulni një kunj në qendër të kekut, në qoftë se del i pastër, keku është pjekur.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s