Strudel kumbulle

Përbërësit:

  • 2 petë sfoliat (850 gr)
  • 600 gr kumbulla (të prera në copa, pa bërthamë)
  • 1 lugë buke kanellë
  • 65 gr sheqer kaf
  • 75 gr bajame të grira
  • 1 vezë
  • 55 gr gjalp
  • 100 gr biskota të thërrmuara    

Përgatitja:

1. Lani kumbullat, hiqini bërthamat dhe pritini në copa.

2. Në një tigan të thellë shkrini gjalpin dhe shtoni kumbullat, sheqerin kaf, kanellën dhe bajamet e grira.

3. Trazojini vazhdimisht në zjarr të mesëm për rreth 10 minuta derisa kumbullat të kenë lëshuar lëngjet .

*Mbushjen mund ta përgatisni një ditë para dhe ta lini në frigorifer.

4. Hiqeni mbushjen e përgatitur nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

5. Hapni petën sfoliat dhe sheshojeni lehtë me pec. Shtroni gjysmën e biskotave të grira në petë dhe mbi to gjysmën e mbushjes në qendër të petës. (Peta është vendosur në drejtim vertikal)

6. Me thikë ndani viza paralele të barabarta në dy anët e petës që janë pa mbushje dhe palosini shiritat e formuar mbi mbushjen duke alternuar në formë gërsheti.

7. Rrihni vezën me pak ujë dhe lyejeni me furçë sipërfaqen e strudelit.

8. Të njëjtin proces përsëriteni dhe për petën tjetër sfoliat.

9. Piqeni në 180o për rreth 40 minuta derisa peta të marrë ngjyrë të artë

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s