Sorbeto pjepri në kupa limoni

Përbërësit:

  • 750 gr pjepër (i prerë në copa)
  • 50 gr mjaltë
  • 7-8 limona
  • 2 lugë çaji lëng limoni

Përgatitja:

1. Merrni një nga limonat dhe prisni majën e dalë fundore të limonit që të ketë një bazament të sheshtë për të qëndruar drejt.

2. Prisni pjesën e sipërme të limonit dhe me një thikë të mprehtë ndani tulin e limonit nga lëkura.

3. Shkëputeni tulin nga limoni me lugë dhe gërryejini derisa të ketë mbetur vetëm lekura e zbrazët.

4. Përsëriteni këtë proces me të gjithë limonat dhe kur të keni mbaruar lërini në frigorifer.

5. Qëroni dhe prisni pjeprin në copa.

6. Shtrojini në një tavë copat e pjeprit me distancë nga njëra-tjetra që të mos ngrihen në një masë të vetme dhe lëreni në ngrirje për minimumi 4-5 orë ose gjatë gjithë natës.

7. Shtoni pjeprin e ngrirë në blender dhe pulsojeni derisa të grimcohet.

8. Shtoni mjaltin dhe lëngun e limonit dhe pulsoni sërish. (Në qoftë se pjepri që keni zgjedhur nuk është shumë i lëngshëm mund t’iu duhet të shtoni 1-2 lugë ujë.)

9. Merrni kupat e limonit dhe mbushini me sorbeton e përgatitur.

10. Shërbehet menjëherë dhe ruhet në ngrirje.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s