Semifreddo Me Manaferra

Përbërësit:

  • 6 të verdha veza
  • 115 gr sheqer
  • 350 ml pana për ëmbëlsira
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
Për salcën e manaferrave:
  • 400 gr manaferra
  • 40 gr sheqer kaf
  • 1 lugë buke lëng limoni

Përgatitja:

1. Në një tenxhere të thellë shtoni manaferrat, sheqerin kaf dhe lëngun e limonit.

2. Lërini në zjarr për disa minuta duke trazuar vazhdimisht.

3. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

4. Kalojeni masën në një blender që manaferrrat të bluhen dhe masa të homogjenizohet.

5. Kullojeni për të eleminuar farat e manaferrave dhe lëreni salcën mënjanë.

6. Në një enë shtoni të verdhat e vezëve dhe sheqerin dhe trazojini për disa minuta derisa masa të marrë një ngjyrë të verdhë të çelët.

7. Shtoni ekstraktin e vaniljes dhe trazoni sërish.

8. Bëni gati një bain marie duke vënë një tenxhere me pak ujë në zjarr. Prisni derisa uji të vlojë lehtë dhe vendosni mbi tenxhere një enë metalike ose qelqi rezistente ndaj nxehtësise që puthitet plotësisht me buzët e tenxheres në mënyrë që avulli të mos dalë jashtë. (Uji nuk duhet të prekë fundin e enës.)

9. Në enën sipër shtoni kremin e vezëve dhe trazojeni vazhdimisht për rreth 10 minuta derisa sheqeri të shkrijë plotësisht.

10. Hiqeni enën nga zjarri dhe lëreni mënjanë.

11. Në një enë tjetër rrihni panën me mikser dore derisa të bëhet e trashë dhe kremoze.

*Që pana të mos ju pritet, mbajeni në frigorifer deri në momentin e fundit dhe lëreni enën në të cilën do ta rrihni për të paktën gjysëm ore në ngrirje.

12. Kaloni kremin e vezëve te pana e rrahur dhe miksojini lehtë me një spatul.

13. Shtoni dy lugë nga salca e manaferrës dhe trazojini edhe një herë.

14. Derdheni masën në një tavë bukë drejtkëndore të shtruar me letër kuzhine dhe lëreni në ngrirje për rreth 30 minuta. Nxirreni nga ngrirja dhe derdhni mbi të salcën e manaferrës.

15. Lëreni në ngrirje për minimumi tetë orë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s