Përbërësit:
- 4-5 pjeshka
- 32 gr miell
- 100 gr sheqer kaf
- ½ lugë çaji kanellë
- 1/8 lugë çaji kripë
- 60 gr arra
- 40 gr tërshërë
- 57 gr gjalp

Përgatitja:

1. Ndizni furrën në 170oC.
2. Shtroni një tavë me letër pjekjeje dhe lëreni mënjanë.
3. Ndani në gjysëm pjeshkat dhe hiqni bërthamat. Me një lugë ose thikë thelloni gropën e çdo gjysme pa cënuar bazamentin e pjeshkës.
4. Rreshtojini gjysmat e pjeshkëve në tavë.
5. Në një enë shtoni miellin, sheqerin, tërshërën, arrat, kanellën dhe kripën.
6. Prisni gjalpin në kubikë dhe shtojeni në enë.
7. Trazojeni masën duke e shtypur gjalpin me pirun derisa të njëtrajtësohet me përbërësit e tjerë.
8. Mbushni çdo gjysëm pjeshke me një lugë nga mbushja e përgatitur.
9. Piqini për rreth gjysëm ore derisa pjeshkat të jenë zbutur.
10. Lërini të ftohen dhe servirini me akullore.