Përbërësit:
- 220 gr miell bajamesh
- 200 gr sheqer
- 2 të bardha vezësh
- 1 lugë çaji lëkurë limoni e grirë
- 1 lugë çaji vanilje
- 1 lugë çaji liker Amaretto
- Sheqer pluhur për veshjen e amaretave

Përgatitja:

1. Ndezni furrën në 160oC.
2. Në një enë shtoni miellin e bajameve, sheqerin dhe lëkurën e limonit. Trazojini mirë.
3. Merrni një enë tjetër dhe shtoni të bardhat e vezëve (duhet të jenë në temperaturë dhome, jo të ftohta).
4. Rrihini të bardhat e vezëve me mikser dore derisa të formohet një shkumë e butë, jo shumë e ngrirë.
5. Shtoni vaniljen dhe likerin dhe miksojini lehtë.
6. Kalojini kremin e formuar në enën ku kemi miellin dhe sheqerin. Trazoni lehtë me një spatul derisa t’ju formohet një brumë i lagësht.
7. Ndajeni brumin me lugë dhe formoni topa me duar të njomura me pak ujë.
8. Rrotulloni çdo top të formuar në sheqer pluhur.
9. Piqini për 20-30 minuta derisa të kenë marrë poshtë ngjyrë të artë.