Cheesecake me mjaltë

Përbërësit:

  • 160 gr biskota të thërrmuara
  • 80 gr gjalp I shkrirë
  • 600 gr pana e ëmbël
  • 300 gr mascarpone
  • 2 të verdha veze
  • 10 gr fletë xhelatine
  • 70 gr sheqer
  • 40 gr mjaltë
  • 50 gr ujë
  • 10 gr lëng limoni
  • Ngjyrues i verdhë
  • Letër paketimi me flluska

Përgatitja:

1. Thërrmoni biskotat dhe trazojini mirë me gjalpin e shkrirë. Shtroni masën në një tavë keku (Kemi përdorur një tavë me diametër 26 cm) dhe sheshojeni me lugë.

2. Lëreni të ftohet ne frigorifer për të paktën gjysëm ore.

3. Ndërkohë bëni gati një bain marie. Vendosni në zjarr një tenxhere të thellë mbushur përgjysëm me ujë dhe prisni derisa uji të vlojë.

4. Uleni temperaturën nën mesatare dhe vendosni mbi tenxhere një enë rezistente ndaj nxehtësisë që puthitet mirë me të në mënyrë që avulli të mos ketë mundësi të dalë jashtë.

5. Shtoni në enë ujin, të verdhat e vezëve, sheqerin dhe mjaltin. Trazojini vazhdimisht për disa minuta derisa sheqeri të jetë shkrirë komplet.

6. Shtoni mascarponen, trazojini mirë dhe hiqeni enën nga zjarri.

7.Në një enë me ujë të ftohtë, zhysni fletët e xhelatinës dhe lërini për 10 minuta.

8. Kullojini nga uji fletët e xhelatinës dhe shtojini në masën me mascarpone.

9. Trazojini derisa xhelatina të shkrihet njëtrajtësisht.

10. Rrihni panën e ëmbël me një mikser dore derisa të trashet dhe të bëhet kremoze.

11. Shtoni kremin me xhelatinë dhe mascarpone në masën e panës së rrahur dhe trazojini.

12. Ndani mënjanë në një enë tjetër një sasi të vogël të masës së përgatitur.

13. Nxirrni tavën me biskota dhe derdhni në të kremin. Lëreni në frigorifer për të paktën një orë.

14. Shtoni pak ngjyrues të verdhë në masën e lënë mënjanë dhe trazojeni mirë.

15. Derdheni këtë shtresë të fundit mbi cheesecake. Merrni një letër paketimi me flluska të prerë më parë në një rreth me diametrin e tavës dhe të larë mirë dhe mëshojini lehtë mbi kremin me gishta.

16. Lëreni cheesecake-un të ftohet për disa orë dhe më pas hiqni me kujdes letrën me flluska nga sipërfaqja e cheesecake-ut.

17. Spërkateni me mjaltë sipas dëshirës.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s