Topa me Oreo

Përbërësit:

  • 360 gr Oreo
  • 200 gr djath kremoz Philadelphia
  • ½ lugë çaji vanilje
  • 200 gr çokollatë e bardhë për ëmbëlsira
  • 200 gr çokollatë fondente

Përgatitja:

1. Thërrmoni Oreot në një blender për rreth 1 minute.

2. Shtoni Philadelphia-n dhe vaniljen dhe trazojini mirë.

3. Me një lugë akulloreje formoni topa të barabartë dhe rregulloni formën e tyre me duar. (Formohen rreth 16 topa të vegjël.)

4. Shtrojini topat në një tavë ku keni vendosur më parë letër pjekjeje.

5. Vendoseni tavën në frigorifer dhe lëreni të ftohet për të paktën gjysëm ore.

6. Shkrini çokollatën e bardhë në bain-marie dhe kalojeni në një enë.

7. Lyeni gjysmën e topave me çokollatë të bardhë duke i zhytur me kujdes me një pirun.

8. Lërini të ftohen në frigorifer.

9. Shkrini çokollatën fondente dhe përsëriteni procesin.

10. Dekorojini topat me pak Oreo të thërrmuar sipas dëshirës.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s