Muffins me vanilje dhe çokollatë të bardhë

Përbërësit:

* (për 12 muffins)

  • 160 gr miell (për përdorim të përgjithshëm)
  • 2 vezë të mëdha
  • 114 gr gjalp (temperaturë ambienti,  i prerë në kubikë)
  • 110 gr sheqer
  • 120 ml qumësht
  • 30 gr çokollatë e bardhë për ëmbëlsira
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
  • ¼ lugë çaji kripë
Për kremin:
  • 240 gr sheqer pluhur
  • 112 gr gjalp gjalp (temperaturë ambienti,  i prerë në kubikë)
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 1-2 lugë buke qumësht

Përgatitja:

1. Ndizni furrën në 170oC dhe përgatisni një formë për muffins me 12 hapësira (shtroni letra të posaçme për muffins ose thjesht lyejini hapësirat me gjalp.

2. Në një enë mesatare shtoni miellin, sheqerin, vezët, pluhurin e pjekjes, kripën dhe miksojini për rreth 1 minutë me mikser dore.

3. Shtoni qumështin dhe vaniljen dhe miksojini sërish paksa sa të kombinohen.

4. Përdorni një lugë për të mbushur formën e muffins me brumin e përgatitur.

5. Piqini për rreth 20-30 minuta në varësi të performancës së furrës.

6. Lërini të ftohen rreth 10-15 minuta.

Përgatitja e kremit:

1. Në një enë shtoni gjalpin dhe vaniljen. Kombinojini me një mikser dore derisa gjalpi të bëhet kremoz.

2. Siteni sheqerin pluhur dhe shtojeni pak nga pak te gjalpi duke vazhduar ndërkohë t’i miksoni.

3. Shtoni 1-2 lugë qumësht në varësi të trashësisë që preferoni.

4. Mbushni një korne për ëmbëlsira me kremin e përgatitur dhe dekoroni me të sipas dëshirës muffins-at e ftohur.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s