Përbërësit:
- 180 gr miell (për përdorim të përgjithshëm)
- 3 vezë
- 225 gr mascarpone
- 110 gr sheqer
- 40 gr mjaltë
- 40 gr niseshte
- 35 ml vaj misri
- 1 lugë e gjysëm çaji pluhur pjekjeje
- ¼ lugë çaji sodë buke
- 50 gr bajame të thërrmuara
- 2 dardha të vogla (të qëruara, të prera në kubikë)
- 1 dardhë (e qëruar, e prerë në feta)
- Sheqer pluhur (për dekor)

Përgatitja:

1. Ndizni furrën në 170oC. Përgatisni një tavë keku (për këtë recetë kam përdorur një tavë me diametër 26 cm) duke e lyer me gjalp ose shtrojini letër pjekjeje.
2. Në një enë të thellë rrihni vezët, sheqerin dhe mjaltin me mikser dore derisa te formohet një masë kremoze.
3. Shtoni mascarpone-n dhe vazhdoni të miksoni në shpejtësi të lartë derisa të shkrihet tërësisht mascarpone.
4. Në një enë tjetër shtoni miellin, niseshten, pluhurin e pjekjes dhe sodën e bukës. Trazojini lehtë.
5. Shtoni përzierjen e miellit në masën kremoze dhe trazojini me lugë druri.
6. Shtoni vajin e misrit dhe përziejeni sërish.
7. Së fundi, shtoni dardhat e prera në kubikë dhe bajamet e thërrmuara.
8. Derdheni brumin në tavën e bërë gati. Shtroni mbi të dardhën e prerë në feta.
9. Lërini të piqet për rreth 50 minuta deri në një orë.
10. Spërkateni me sheqer pluhur sipas dëshirës.