Rolé me krem lajthie

Përbërësit:

  • 500 gr miell i fortë
  • 250 ml qumësht
  • 100 gr sheqer pluhur
  • 1 vezë
  • 50 gr gjalp
  • 1 lugë buke e gjysëm maja
  • Një majë gishtash kripë
  • 4-5 lugë buke krem kakao me lajthi
  • Lajthi te thërrmuara

Përgatitja:

1. Ngrohni qumeshtin që të arrijë një temperaturë të vakët. Prisni me thikë gjalpin në kubikë dhe shtojani qumështit të vakët. Trazojeni pak me lugë druri dhe lëreni mënjanë të shkrijë.

2. Në një enë të madhe shtoni miellin, sheqerin dhe kripën. Trazojini lehtë dhe më pas shtoni majanë, vezën dhe përzierjen e gjalpit me qumështin.

3. Ngjesheni brumin e formuar për rreth 10 minuta në një sipërfaqe të spërkatur me miell. Në përfundim, brumi juaj duhet të jetë i lëmuar dhe elastik.

4. Jepini brumit formën e një topi dhe kalojeni në një enë të lyer lehtë me vaj. Mbulojeni me letër kuzhine dhe lëreni të vijë per 1-2 orë derisa të jetë dyfishuar në madhësi.

5. Ngjesheni pak brumin për t’i nxjerrë ajrin. Merrni një pec dhe hapni një petë drejtkëndore me gjatësi rreth gjysëm metri.

6. Lyejeni dy të tretën (horizontalisht) e petës me kremin e lajthisë. Paloseni drejt qendrës pjesën e palyer të petës dhe më pas palosni pjesën e mbetur nga krahu tjetër mbi të.

7. Sheshojeni pak petën e palosur me pec.

8. Me një thikë shumë të mprehtë priteni petën në shirita gjatësorë (rreth shtatë/tetë shirita).

9. Rrotullojini shiritat ne role dhe vendosini në një tavë të shtruar me letër pjekjeje.

10. Mbulojini roletë me një peshqir kuzhine dhe lërini mënjanë për një orë.

11. Ngrohni paraprakisht furrën në 180oC në opsionin e ventilimit.

12. Lyejini roletë me një të kuq veze të rrahur dhe spërkatini me copëza lajthie. Piqini për 15-20 minuta derisa të marrin ngjyrë të kafenjtë të artë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s