Krostatë fiku

Përbërësit:

Për mbushjen:
  • 500 gr fiq
  • 150 gr sheqer kaf
  • 1 limon i madh ose 2 të vegjël
  • 2 lugë buke mjaltë
  • 50 gr arra të thërrmuara
Për bazën:
  • 480 gr miell
  • 200 gr sheqer
  • 2 vezë + 2 të kuqë veze
  • 250 gr gjalp  i prerë në kubikë
  • 2 lugë çaji pluhur pjekjeje për ëmbëlsira

Përgatitja:

1. Për të përgatitur mbushjen, grini lëkurën e limonit dhe shtrydheni.

2. Ndajini fiqtë në katërsh pa i qëruar.

3. Në një tenxhere që nuk ngjit shtoni fiqtë, sheqerin kaf, dy lugë buke lëng limoni, lëkurën e limonit dhe mjaltin.

4. Trazojini vazhdimisht ne zjarr të mesëm derisa të vlojë. Më pas, ulëni temperaturën dhe vazhdoni ta trazoni në zjarr të ulët për rreth 40-50 minuta.

5. Lëreni të ftohet reçelin. Kur të jetë ftohur plotësisht, frulojeni për disa minuta që të zhduken copat e dukshme të fikut.

6. Shtoni arrat, trazojeni dhe lëreni mënjanë.

7. Ngrohni paraprakisht furrën në 180oC.

8. Në një enë të të thellë trazoni miellin, sheqerin dhe pluhurin e pjekjes. Krijoni një gropë në qendër dhe aty shtoni vezët e rrahura lehtë dhe gjalpin. Trazojeni dhe ngjesheni pak me duar.

9. Do t’ju formohet një brumë I butë. Mbështilleni në letër plastike dhe futeni në frigorifer për gjysëm ore.

10. Merrni brumin e ftohur, ndani mënjanë ¼ për pjesën e sipërme, ngjesheni pak për ta zbutur dhe hapni një petë rrethore me diametër rreth 35 cm.

*Këshilloj që petën ta hapni mbi një letër pjekjeje dhe pastaj ta ktheni përmbys mbi tavën e tartës, sepse peta nuk do të jetë shumë e manovrueshme për t’u lëvizur po ta kapni thjesht me duar.

11. Shtrojeni petën në një tavë tarte me diametër 30 cm. Shpojeni vende-vende me pirun.

12. Shtoni mbushjen mbi petë duke e përhapur njëtrajtësisht.

13. Hapni një petë drejtkëndore me ¼ e brumit që latë mënjanë dhe priteni në shirita. Vendosini shiritat kryq mbi mbushjen e tartës dhe lyejini me të kuq veze, si dhe spërkatini me pak sheqer.

14.Piqeni per 35-45 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s