Conchas (Pan Dulce)

Përbërësit:

Për qumështin e evaporuar:
  • 220 ml qumësht
  • 230 gr qumësht pluhur
Për brumin:
  • 500 gr miell (për përdorim të përgjithshëm)
  • 2 vezë
  • 200 ml qumësht i evaporuar
  • 2 lugë e gjysëm çaji maja
  • 70 gr sheqer
  • 110 gr gjalp i shkrirë
  • 1 lugë buke vaj misri/luledielli
  • 2 lugë çaji vanilje (e lëngët)
  • 2 lugë çaji kanellë
  • 2 lugë çaji kripë
Për shtresën e sipërme:
  • 150 gr miell
  • 110 gr gjalp i prerë në kubikë
  • 140 gr sheqer
  • 2-3 luge çaji kakao
  • 1 lugë çaji vanilje (e lëngët)
  • Ngjyrues ushqimor pluhur

Përgatitja:

*Qumështi i evaporuar është i ngjashëm me qumështin e kondensuar. Ndryshimi qëndron në faktin që qumështi i evaporuar nuk ka në përmbajtje sheqer të shtuar. Nuk është i thjeshtë për t’u gjendur në Shqipëri, por mund ta përgatisni vetë në pak minuta.

1. Në një tenxhere që nuk ngjit shtoni qumështin dhe qumështin pluhur. Trazojini vazhdimisht në zjarr mesatar që të mos formohen kokrriza. Vazhdoni ta trazoni për disa minuta në zjarr të ulët derisa të trashet pak.

*Kujdes! Mos e tejkaloni kohën. Qumështi do të trashet edhe më kur të ftohet.

2. Lëreni të ftohet dhe më pas kullojeni për të shmangur kokrrizat që mund të kenë mbetur.

3. Për përgatitjen e brumit, në një enë të thellë shtoni vajin, gjalpin e shkrirë, sheqerin, qumështin e evaporuar, vaniljen, kanellën, vezët dhe kripën.Trazojini mirë të gjithë përbërësit.

4.Shtoni gjithë sasinë e miellit në enë dhe ngjesheni brumin e formuar për afro dhjetë minuta në një sipërfaqe të spërkatur me miell.

5. Vendoseni brumin në një enë të lyer me vaj dhe mbulojeni me letër kuzhine. Lëreni të vijë për rreth një orë derisa të jetë dyfishuar në madhësi.

6. Për përgatitjen e shtresës së sipërme të concha-ve shtoni miellin, sheqerin, gjalpin dhe vaniljen. Shtypini kubikët e gjalpit me pirun dhe miksojeni masën derisa të formohet një brumë i butë. Ndajeni këtë brumë në tre pjesë të barabarta.

7. Shtoni një majë luge ngjyrues në një gotë dhe përziejeni me dy-tre pika alkool pa ngjyrë (whiskey, vodka, etj.).

8. Shtoni ngjyrues me ngjyra të ndryshme te dy nga pjesët e brumit dhe ngjeshini që brumi të marrë ngjyrë siç duhet.

9. Në një gotë tjetër trazoni kakaon me 1-2 lugë buke uji. Pastën e kakaos shtojeni në pjesën e tretë te brumit dhe ngjesheni që të njëtrajtësohet ngjyra.

10. Merrni brumin e ardhur të concha-ve dhe ndajeni në topa të vegjël.

11. Merrni një sasi të vogël nga brumi me ngjyrë i shtresës së sipërme dhe sheshojeni me dorë që të formoni një petë të vogël rrethore.

12. Këtë petë vendoseni mbi njërin nga topat dhe përsëriteni këtë proces per çdo top me secilën nga tre nuancat që keni.

13. Me një thikë priteni sipërfaqen e concha-ve viza-viza që të ngjajnë me guacka.

14. Mbulojini conch-at dhe lërini të vijnë për gjysëm ore.

15. Ngrohni paraprakisht furrën ne 180oC. Piqini për rreth 15-20 minuta.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s