Përbërësit

Për Tangzhong-un:
- 3 lugë buke ujë
- 3 lugë buke qumësht
- 2 lugë buke miell (për përdorim të përgjithshëm)
Për brumin:
- 310 gr miell për përdorim të përgjithshëm
- 2 lugë buke qumësht pluhur
- 1 lugë buke maja buke
- 50 gr sheqer
- 1 lugë çaji kripë
- 125ml qumësht i vakët
- 1 vezë e madhe
- 55gr gjalp i shkrirë
Përgatitja

*Bërja e simitive me qumësht fillon nga përgatitja e tangzhong-ut. Tangzhong-u është një përzierje e thjeshtë me ujë, qumësht dhe miell.
1. Në një tenxhere të vogël shtoni ujin,qumështin dhe miellin. Në zjarr të ulët trazojini vazhdimisht derisa të përftohet një masë viskoze pa kokrriza. Më pas, hiqni tenxheren nga zjarri dhe lëreni mënjanë të ftohet.
2. Për përgatitjen e brumit, shtoni në një enë tangzhong-un me përbërësit e tjerë. Përziejini me një lugë druri dhe do ju formohet një brumë i ngjitshëm.
3. Në një sipërfaqe të spërkatur me miell ngjesheni brumin për 15-20 minuta. Në fund të këtij procesi brumi duhet të jetë i lëmuar dhe elastik. Vendoseni në një enë të lyer me vaj dhe lëreni të vijë për 1 deri ne 2 orë.
4. Ndajeni brumin në topa dhe vendosini në një tavë të vogël. Mbulojeni tavën dhe lërini të vijnë për rreth 1 orë.
5. Ndizni paraprakisht furrën në 180o .
6. Me një furcë lyejini simitet me qumësht dhe piqini për gjysëm ore deri sa të marrin ngjyrë të artë. Simitet shërbehen të ngrohta.