Pavlova me shurup qershie

Përbërësit

Përbërësit për marengën:
  • 4-5 të bardha veze ( 150 gr)
  • 1 majë gishtash kripë
  • ¼ lugë çaji lëng limoni
  • 30 ml ujë (ose 2-3 lugë   buke)
  • 250 gr sheqer i imët (jo pluhur)
  • 1 lugë çaji uthull vere të bardhë (ose uthull molle)
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje (i lëngët)
  • 1 lugë buke niseshte
Përbërësit për mbushjen:
  • 500 gr qershi (pa bërthamë, të ndara në gjysëm)
  • 2 gota lëng qershie
  • 2 lugë buke lëng limoni
  • 50 gr sheqer
  • 500 gr pana e ëmbël
  • Qershi ose frut tjetër për dekor

Përgatitja

 

*Para se të filloni, ka disa detaje që duhet t’i keni parasysh. Pavlova është një ëmbëlsirë delikate dhe çdo hap duhet ndjekur me përpikmëri.

-Së pari, vezët duhet të jenë të freskëta dhe në temperaturë ambienti. Në qoftë se perdorni vezë të ndenjura, marenga juaj nuk do të jetë e qëndrueshme dhe nuk ka për ta ruajtur formën.

-Së dyti, sheqeri duhet të jetë i imët, jo pluhur. Sheqeri pluhur ka në përmbajtje niseshte, që është e padëshiruar në këtë rast. Sheqerin e imët mund ta realizoni vetë duke procesuar në blender për disa minuta sheqer normal të kokrrizuar.

1. Si fillim, ndizni furrën në 120oC.

2. Rrihni me mikser të bardhat e vezëve, lëngun e limonit dhe kripën. Duhet ta vazhdoni këtë proces derisa masa e formuar të jetë e trashë dhe kremoze. Merrni një lugë dhe në qoftë se kremi nuk rrëshket nga luga e kthyer përmbys, atëherë ka arritur fazën e duhur.

3. Shtoni nga një lugë ujë dhe vazhdoni t’i rrihni në shpejtësi të ulët.

4. Ngrijeni shpejtësinë dhe hidhni lugë-lugë sheqerin pa e ndërprerë përzierjen.

*Është me rëndësi që sheqerin ta shtoni gradualisht dhe të siguroheni që është tretur plotësisht. Në të kundërt, sheqeri i patretur do ta rëndojë marengën dhe forma e saj do të çahet në procesin e pjekjes.

5. Shtoni vaniljen, uthullën dhe niseshten. Vazhdoni të përzieni me mikser derisa të formohet një krem i qëndrueshëm. Për të testuar në qoftë se kremi juaj ka arritur qëndrueshmërinë e duhur, kthejeni enën përmbys në ajër dhe kremi nuk duhet të lëvizë fare.

*Rrahja është proces i rëndësishëm i kësaj ëmbëlsire. Sigurohuni që t’i kushtoni kohë të bollshme që të arrihet në fund rezultati i dëshiruar.

6. Në një tavë ku keni shtruar letër pjekjeje, hidhni me një lugë marengën duke i dhënë formën e një mali. Sheshojeni majën duke formuar një krater të cekët.

7. Piqeni për 1 orë në 120o dhe më pas uleni pak temperaturën dhe lëreni të piqet dhe për 30- 40 minuta.

* Në asnjë mënyrë nuk duhet ta hapni furrën gjatë pjekjes, përndryshe forma do t’ju plasaritet. Në varësi të furrës që keni, mund t’ju duhet ta ulni temperaturën edhe më shumë në qoftë se shikoni që forma po ju kriset shumë. Sidoqoftë, plasaritjet e vogla nuk përbëjnë problem.

8. Fikeni furrën dhe lëreni aty për dy-tre orë të ftohet.

*Nuk duhet ta lini jashtë në temperaturë ambienti, sidomos në mot të ngrohtë.

9. Për të përgatitur mbushjen, rrihni panën e ëmbël gjersa të bëhet kremoze.

10. Në një tenxhere të vogël, hidhni qershitë, lëngun e qershive, lëngun e limonit dhe sheqerin (në qoftë se doni një shije alkolike mund të shtoni një gotë të vogël rumi). Trazojini në zjarr të ulët derisa të përftohet një shurup i trashë.

11. Nxirrni marengën nga furra dhe me një thikë të mprehtë, çajeni rreth e rreth kraterin dhe hiqeni mënjanë.

 12. Mbusheni brendësinë me kremin e panës dhe sipër shtoni me kujdes shurupin e qershisë dhe fruta për dekor.

*Pavlova duhet të qëndrojë në ngrirje për disa orë para se të konsumohet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s