Përbërësit

Për pandispanjën:
- 6 vezë të mëdha
- 150 gr sheqer pluhur
- 170 gr miell për përdorim të përgjithshëm
Për mbushjen:
- 4 lugë buke reçel pjeshke (ose reçel tjeter sipas deshires)
Për veshjen:
- 50gr gjalp i shkrirë
- 160 ml qumësht
- 45 gr kakao
- 300 gr sheqer pluhur
- Një majë gishtash kripë
- 250 gr arrë kokosi
Përgatitja

1. Ngrohni furrën në 190o . Rrihni vezët me mikser dore. Shtoni sheqerin dhe vazhdoni t’i miksoni derisa përbërja të marrë ngjyrë të lehtë dhe të jetë e trashë e kremoze.
2. Sitni miellin dhe shtojeni pak nga pak duke e trazuar vetëm në një drejtim, duke pasur kujdes që kremi të mos pritet.
3. Shtroni letër pjekjeje në një tavë dhe derdheni brumin duke e niveluar në çdo drejtim. Përplaseni tavën në banak dy-tri herë që të çahen flluskat e ajrit. Vendoseni në furrë dhe piqeni për rreth 15-20 minuta.
4. Pasi të jetë pjekur, kthejeni përmbys dhe qëroni letrën e pjekjes me kujdes. Lëreni të ftohet dhe ndajeni me thikë në katër shirita vertikalë të barabartë.
5. Në një enë trazoni gjalpin e shkrirë me qumështin. Shtoni kakaon dhe trazoni sërish. Sitni sheqerin pluhur dhe derdheni në enë. Së fundmi shtoni dhe kripën duke e perzier edhe një herë.
6. Lyejini hollë dy nga shiritat e pandispanjës me reçelin e pjeshkës. Vendosini secilit shirit të lyer një shirit të palyer pandispanje siper duke i puthitur si sanduiçë. Me nje thikë, ndajini dy shiritat në katrorë duke formuar kështu kekë të vegjël.
7. Zhytni çdo kek në veshjen e çokollatës dhe rrotullojeni në arrë kokosi. (Për lehtësi përdorni një pirun të madh.)
8. Lërini të ftohen në frigorifer për disa orë dhe shërbejini të ftohta.