Kek limoni me salcë luleshtrydhesh (Lemon Bread)

Përbërësit

  • 250 gr miell
  • 2 lugë çaji sodë
  • 1 majë luge kripë
  • 80 gr sheqer i bardhë
  • 80 gr sheqer kaf
  • 70 ml vaj misri/luledielli
  • 220 ml qumësht
  • 2 lugë buke lëng limoni
  • lëkura e grirë e dy limonave
  • 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
Për salcën e luleshtrydhes:
  • 160 gr luleshtrydhe
  • 1 lugë buke sheqer
  • 2 lugë çaji lëng limoni
  • 3 lugë buke qumësht
  • 150 gr sheqer pluhur

Përgatitja

1. Ngrohni furrën në 180oC. Shtroni letër pjekjeje në një tavë buke drejtkëndore ose në një tavë rrethore me diametër rreth 20 cm.

2. Në një enë, trazoni miellin e situr dhe sodën. Në një enë tjetër shtoni vajin, kripën, sheqerin e bardhë dhe sheqerin kaf. Trazojini dhe shtoni lëkurën e limonit, vaniljen dhe qumështin. Në fund, shtoni dhe lëngun e limonit dhe përziejeni mirë masën.

3. Shtojeni përmbajtjen e kësaj ene tek ena e miellit dhe trazojini. Brumin e përftuar derdheni në tavë dhe piqeni për 40-50 minuta. Testojeni a është pjekur si duhet duke ngulur një kunj në qendër të kekut. Në qoftë se kunji del i pastër, do të thotë që pjekja ka përfunduar.

Për salcën:

1. Shtoni luleshtrydhet e copëtuara, sheqerin dhe lëngun e limonit në një enë. Përziejini duke i shtypur luleshtrydhet me pirun dhe lëreni mënjanë gjersa luleshtrydhet të kenë lëshuar lëng.

2. Merrni dy lugë buke nga lëngu i luleshtrydheve dhe përziejini me sheqerin pluhur dhe qumështin.

3. Derdheni këtë salcë mbi kekun e ftohur.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s