Gjevrekë (Bagels)

Përbërësit

  • 360 ml ujë i ngrohtë
  • 3 lugë çaji maja
  • 500 gr miell buke
  • 1 lugë buke sheqer kaf
  • 2 lugë çaji kripë
  • 2 lugë çaji vaj ulliri
  • 1 e bardhë veze
  • 2 litra ujë
  • 60 gr mjaltë

Përgatitja

1. Përzieni në një enë ujin e ngrohtë dhe majanë dhe lërini mënjanë për pesë minuta.

2. Shtoni miellin, sheqerin dhe kripën. (Mielli duhet të jetë miell buke që ka një përmbajtje më të lartë proteinike se mielli për përdorim të përgjithshëm.)

3. Trazojini përbërësit për disa minuta. Do iu formohet një brumë i thatë dhe i ngjeshur.

4. Kalojeni brumin në një sipërfaqe të spërkatur me miell dhe ngjesheni për 4-5 minuta. Merrni një enë tjetër dhe lyejeni me vajin e ullirit. Vendosni brumin, mbulojeni me letër alumini ose me letër kuzhine dhe lëreni të vijë në temperaturë dhome për 1 orë ose më shumë derisa të dyfishohet në madhësi.

5. Shtroni letër pjekjeje në dy tava. Ndajeni brumin në 8 pjesë të barabarta. çdo pjese jepini formë të rrumbullakët. Me gisht hapni një vrimë në qendër dhe punojini me duar për të rregulluar formën.

6. Ngrohni furrën në 2200..

7. Derdhni ujin në një tenxhere të madhe  dhe të gjerë. Shtoni mjaltin dhe trazojeni. Prisni që uji të ziejë dhe më pas uleni nxehtësinë.

8. Hidhini në ujë gjevrekët duke u lënë hapsirë të pluskojnë. Gatuajini 1 minutë nga të dyja anët.

9. Me një furçë, lyejini me të bardhën e vezës të rrahur me pak ujë dhe mund t’i sperkasni me susam,fara chia,etj. sipas dëshirës.

10. Piqini për 20-25 minuta .

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s