Përbërësit

Për bazën:
- 320 gr miell për përdorim të përgjithshëm
- 1 lugë çaji kripë
- 200gr gjalp (i prerë në kubikë, i ftohtë)
- 1 vezë e madhe (e rrahur)
- 2-3 lugë buke ujë i ftohtë
Mbushja:
- 4-5 pjeshka mesatare
- 60 ml mjalt
- 1 lugë buke trumëz e grirë
- 1 lugë çaji lëkurë limoni
- 2 lugë buke miell
- 1 lugë buke niseshte
- 1 lugë çaji vanilje
- 6 lugë buke lëng limoni
- 3 lugë buke bajame të grira
- 1 lugë buke sheqer pluhur
Përgatitja

1. Si fillim përgatitet baza e galette-s. Në një enë të thellë, trazoni miellin dhe kripën. Shtoni gjalpin (gjalpi duhet të jetë i ftohtë) dhe shtypeni me pirun. Kokrrizojeni gjalpin me gishta duke e shkriftuar me miellin deri sa të mos mbeten më copa te dukshme gjalpi. Shtoni vezën e rrahur dhe trazojeni me një lugë. Së fundi, shtoni ujë ndërkohë që i jepni brumit formë topi. Mbulojeni me letër kuzhine dhe lëreni në frigorifer për 1-2 orë.
2. Në një enë përzieni të gjithë përbërësit e mbushjes përvec pjeshkëve. Pjeshkët ndajini ne thela të barabarta dhe shtojini në enë duke i perzier lehtë me lugë druri.
3. Ngrohni furrën në 190o. Në një tavë të sheshtë shtroni letër pjekjeje.
4. Merrni brumin e bazës nga frigoriferi dhe me një rul formoni nje petë rrethore me diametër rreth 30 cm.
5. Spërkatni qendrën e petës me bajamet e thërrmuara.
6. Duke lënë boshllek ne cepat e jashtëm, rreshtoni thelët e pjeshkëve në petë dhe palosini cepat e jashtëm mbi pjeshkët. Aty ku brumi krijon çarje , shtypini lehtë me gishta dhe me pak ujë të ftohtë. Lyejini cepat me të verdhë veze të rrahur.
7. Piqeni në furrë për 30-35 minuta deri sa të marrë ngjyrë kafe të artë.
8. Lëreni të ftohet dhe shërbejeni duke e shoqëruar me akulllore, krem ose mjaltë.