Përbërësit

- 2 vezë
- 100gr sheqer
- 100 gr gjalp
- 350gr miell
- 1 ½ lugë çaji pluhur fryrës
- 2 mollë, të qëruara dhe të prera në copa të vogla
- 60 gr bajame të grira
- ½ lugë çaji kanellë
- ¼ lugë çaji vanilje
- Sheqer pluhur
Përgatitja
1. Me një mikser dore rrihni vezët, sheqerin dhe vaniljen derisa të formohet një masë e çelët dhe e lehtë. Shtoni gjalpin dhe vazhdoni t’i rrihni.
2. Në një enë tjetër trazoni miellin me kanellën dhe pluhurin fryrës. Shtoni dhe një majë gishtash kripë. Hidhni përmbajtjen e kësaj ene tek ena tjetër dhe trazojini me lugë druri.
3. Pasi t’i keni qëruar dhe prerë në copa të vogla kubike, shtoni mollët bashkë me bajamet në brumin e biskotave. Përziejini mirë.
4. Me lugë formoni biskota dhe vendosini në një tavë të shtruar me letër pjekjeje.
5. Piqini biskotat në 180o për rreth 20 minuta.