
PËRBËRËSIT:
- 220 gr gjalp
- 110 gr sheqer
- 2 të verdha veze
- 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
- ¼ lugë çaji kripë
- 325 gr miell për përdorim të përgjithshëm
- Reçel kajsie (ose reçel tjetër sipas dëshirës)
Përgatitja

1. Ndizni furrën në 180o.
2. Shtroni letër pjekjeje në një tavë dhe lëreni mënjanë. Në një enë të thellë, rrihni me mikser gjalpin dhe sheqerin derisa te bëhet një masë kremoze. Shtoni 2 të kuqtë e vezës, vaniljen dhe kripën dhe miksojini.
3. Merrni me lugë brumë dhe formoni toptha duke i ngjeshur me duar. Vendosni topthin në tavë dhe shtypeni lehtë me gisht në qendër duke pasur kujdes që brumi të mos krijojë plasaritje. Shtypja nuk duhet të shkojë shumë thellë. Mbusheni gropën e formuar me gjysëm lugë çaji reçel.
4. Piqini biskotat për 12-15 minuta derisa pjesa e poshtme e biskotës të ketë marrë ngjyrë të kuqerremtë. është me rëndësi që të mos i piqni më shumë seç duhet përndryshe biskotat do të dalin të thata dhe të forta.