
Përbërësit
- 235 gr ujë
- 2 lugë çaji maja
- 500 gr miell
- 50 gr sheqer i bardhë
- 2 lugë çaji kripë
- 2 vezë të mëdha
- 1 i kuq veze (ruajeni të bardhën)
- 55 gr vaj misri/luledielli
Përgatitja

1. Në një enë shtoni ujin, majanë dhe një majë luge sheqer. Trazojini dhe lëreni mënjanë për disa minuta. Në sipërfaqe duhet të jetë formuar një shtresë e hollë që tregon se majaja është aktive.
2. Merrni një enë të thellë dhe shtoni miellin, sheqerin, kripën dhe trazojini. Hapni një gropë në qendër të miellit dhe aty shtoni vezët, të kuqin e vezës dhe vajin. Trazojeni duke tërhequr miellin nga anët e enës.
3. Shtoni ne qendër përzierjen e majasë dhe trazojeni me lugë druri derisa të formohet një brumë i ngjitshëm.
4. Ngjesheni brumin për 10-15 minuta . Në qoftë se brumi është shumë i ngjitshëm, shtoni nga një lugë çaji miell. Kur të keni mbaruar ngjeshjen, brumi duhet të jetë i butë dhe i lëmuar.
5. Kalojeni brumin në një enë të lyer me vaj, mbulojeni dhe lëreni mënjanë në një vend të ngrohtë për 30 minuta deri në 1 orë derisa të jetë dyfishuar në madhësi.
6. Ndajeni brumin në 3,4, ose 5 pjesë në varësi të gërshetit që doni të formoni. Nga çdo pjesë formoni një litar me gjatësi rreth 40 cm dhe gërshetojini sipas dëshirës.
7. Pasi t’i keni dhënë formën, vendoseni në një tavë të shtruar me letër pjekjeje dhe lëreni të vijë për 1 orë.
8. Ndizni furrën 20 minuta para në 1800C.
9. Rrihni një të bardhë veze me 1 lugë buke ujë. Me një furcë, lyejeni brumin me të bardhën e rrahur.
10. Piqeni për 30-40 minuta derisa të marrë ngjyrë të kafenjtë.