Kek mermer me vanilje dhe çokollatë (Marble Cake)

Përbërësit

  • 175 gr gjalp
  • 175 gr sheqer pluhur
  • 3 vezë
  • 1 lugë çaji vanilje
  • 225 gr miell ëmbëlsirash që fryhet vetë (self – raising flour)
  • 1 majë gishtash kripë
  • 2 lugë buke qumësht
  • 2 lugë buke kakao
  • 3 lugë buke ujë  i nxehtë

Përgatitja

1. Ngrohni furrën në 1600 (në opsionin e ventilimit). Lyeni me gjalp ose shtroni me leter pjekjeje një tavë buke drejtkëndore ose një tavë rrrethore me diametër 20 cm.

2. Rrihni gjalpin dhe sheqerin pluhur me një mikser dore derisa të formohet një masë e çelët kremoze. Në një enë tjetër rrihni vezët me pirun dhe shtoni pak nga pak vezën e rrahur në masën e gjalpit dhe sheqerit duke vazhduar t’i rrihni me mikser. Më pas, shtoni vaniljen dhe trazojeni sërish.

3. Merrni një enë tjetër dhe kalojeni miellin në sitë. Shtoni një majë gishtash kripë dhe perziejeni. Shtojeni miellin në enën e gjalpit dhe sheqerit. Shtoni qumështin dhe trazojeni brumin derisa të bëhet kremoz. Gjysmën e brumit kalojeni në një enë tjetër.

4. Në një enë të vogël trazoni ujin e nxehtë dhe kakaon që t’ju formohet një krem pa kokrriza. Pasi e keni lene të ftohet pak, hidhjani kremin gjysmës së brumit dhe trazojeni.

5. Në mënyrë që të përftoni efektin e mermerit, me lugë shtoni një shtresë brumë vanilje në tavë, më pas një shtresë brumë me kakao dhe vazhdoni të alternoni kështu deri në fund. Me një kunj trazojeni pak sipërfaqen zig-zag për t’i përzier më mirë.

6. Para se ta fusni në furrë, shkundeni pak tavën për ta niveluar brumin. Lëreni të piqet për 50 minuta – 1 orë. Për ta kontrolluar në qoftë se është pjekur, ngulni një kunj në qendër të kekut. Në qoftë se kunji del i pastër do të thotë që keku është gati.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s