
Përbërësit
- 4 vezë
- 200 gr sheqer
- 300 gr arrë kokosi
- ¼ lugë çaji vanilje
- Një majë gishtash kripë
Përgatitja
Përzieni të gjithë përbërësit në një enë deri në formimin e një brumi të shkrifët biskote. Me duar punoni toptha dhe rreshtojini në një tavë ku keni shtruar letër pjekjeje. Piqini në 160o C për afro 20 minuta deri sa të marrin ngjyrë të artë.